Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini e mbrojti qasjen e tij të vijës së ashpër kundër emigracionit të paligjshëm gjatë paraqitjes në një gjykatë të Sicilisë.

Numri dy i ekzekutivit të vendit fqinj përballet me akuza për rrëmbim dhe shmangie nga detyrimet që dikton posti pasi nuk lejoi klandestinët të zbrisnin nga një anije e drejtuar prej një shoqate joqeveritare në 2019-tën.

Salvini nuk i pranon akuzat dhe këmbëngul se veproi në interes të sigurisë kombëtare. Asokohe, lideri i partisë së krahut të djathtë Liga, ishte ministër i brendshëm i qeverisë ë mëparshme italiane. Gushtin e 4 viteve më parë, anija që i përkiste OJQ-së spanjolle Open Arms mbërriti pranë brigjeve italiane me 147 emigrantë, të cilët punonjësit e saj i kshin shpëtuar në Mesdhe.

Por Salvini që kishte njoftuar më parë synimet e tij për t’i mbyllur portet italiane për klandestinët, nënshkroi menjëherë një dekret që ia ndalonte anijes hyrjen në ujërat territoriale të Italisë. Për rrjedhojë, Open Arms qëndroi në det për gati tre javë. Anëtarët e ekuipazhit dëshmuan më vonë se gjendja mendore dhe fizike e emigrantëve u cënua rëndë gjatë asaj periudhe, ndërsa kriza mbërriti kulmin me rëndimin e ndjeshëm të kushteve sanitare në bord, përfshirë dhe shpërthimin e sëmundjes së zgjebes. Tani, Salvini – i cili tështë aktualisht partner në koalicionin qeverisës të kryeministres Giorgia Meloni – pohoi para gjykatës në Palermo se nuk e kishte menduar “ që situata në bordin e anijes në fjalë paraqeste rrezikshmëri të lartë.

Ai tha gjithashtu se kishte vepruar “me vetëdije të plotë” dhe se “e mbante vetë të gjithë përgjegjësinë, pa dashur t’ia kalonte dikujt tjetër, ndërsa insistoi se besonte që i kishte bërë vendit të vet një shërbim të dobishëm. Salvini përballet me 15 vjet burg nëse shpallet fajtor në procesin gjyqësor që ka nisur tetorin e vitit 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA