Iu dogjën shtëpitë në Burrel, banorët në lotë: I kisha lënë tre fëmijët vetëm në shtëpi, natën e kaluam…

13/01/2024 09:05

Banorët e pesë banesave të djegura në Burrel shprehen se mbrëmë kanë rrezikuar jetën, por fatmirësisht arritën të dalin nga banesat.

Sipas tyre nuk mundën të nxjerrin asnjë orendi, për shkak të flakëvë.

“Kam dalë në 6:40 nga shtëpia për të shkuar në punë tek rrobaqepësja. Kam lënë tre fëmijët brenda, kanë shkuar në shkollë nga ora 7:00 dhe veç kur më kanë marrë në telefon. Kur kanë mbaruar shkollën fëmijët, kanë shkuar direkt tek tezja e vetë. Më merr komshija në telefon më thotë Dyshe të është djegur shtëpia. Kur kam ardhur kam parë flakën. Nuk e di mirë se cila shtëpi mori flakë e parë, por mesa thanë komshinjtë, është shtëpia ime. Nuk e di fare se kush ishte shkaku i zjarrit. Mbrëmë kemi ndenjur tek motra ime”, shprehet Dallëndyshe Skila.

Dava Zenelcanaj nëna e tre fëmijëve kërkon ndihmë nga instancat përkatëse pasi gjendja ekonomike është mjaft e vështirë pasi është e divorcuar.

Ndërkohë policia lokale ka nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit!

Aktualisht banorët e 5 banesave të djegura, natën e kanë kaluar tek të afërmit e tyre dhe se janë në pritje të një zgjidhje nga ana e bashkisë Mat.

Familjarët e shtëpive të djegura janë:

-Elton Pjetri, 5 anëtarë, tre prej tyre fëmijë

-Fatmir Bushati, 2 anëtarë

-Sokol Skilla, 5 anëtarë, tre prej tyre famijarë

-Dava Zenelcanaj, 4 anëtarë

-Isen Lika, 2 anëtarë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA