Emrat/ Policia greke shkatërron grupin e trafikimit të kokainës, të përfshirë 11 shqiptarë! Si funksiononte skema

13/01/2024 09:45

Policia greke ka shkatërruar një organizatë të trafikut të drogës në ishullin e Korfuzit, ku ishin të përfshirë mbi 10 shqiptarë.

Policia thotë se anëtarë të kësaj organizate trafikonin lëndë narkotike në sasi të mëdha, kryesisht kokainë. Ata kishin ngritur një rrjet të gjerë shpërndarje në ishullin e Korfuzit. Lëndën narkotike e blinin në Athinë, ku ërfitimet e organizatës llogariten në qindra mijëra euro në vit.

Drejtoria e policisë së ishujve jonianë thotë se ka nisur proçedimi penal për 19 persona, 8 prej të cilëve janë vënë në pranga, 5 ndodhen në burg për vepra të tjera penale dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim policor.

Të përfshirë janë:  Romeo Bici i datëlindjes 1986 (shqiptar) Bernard Arapi 1992(shqiptar),Edlira Qendro 1979(shqiptare), Enivend Aliaj 1985(shqiptar), Donald Aliaj 1988(shqiptar), Endri Hoxha 1992(shqiptar),Klement Hoxha 1988 (shqiptar),Nikolas Paktitis 1985(grek), Anastasia Simati 1999 (greke),Dhimitra Handrinou1995(greke), Theodhoros Petropulos  1993(grek), Kristoforos Athanasios (grek,ish polic), Andreas Komianos(grek),Theodhoros Kurkulos(grek)

Në kërkim u shpallën Laert Beleri 1976(shqiptar), Anest Bino 1989(shqiptar), Mirel Mustaka 1975(shqiptar), Olena Ivanova 1988(ukrainase), Miklovan Deneko1987(shqiptar).

Policia thotë se i dha një goditje të fortë trafikut të lëndëve narkotike në ishullin e Korfuzit dhe po punon për gjetjen e bashkëpunëtorëve të organizatës edhe në zona të tjera të vendit.

Në cilësinë e provës materiale U sekuestruan 1.6 kg kokainë e pastër, një armë pistoletë dhe 2 automjete që përdoreshim për trafikun e drogës. Policia thotë se sasia që organizata trafikonte, ishte dhjetëra kg në vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA