Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në Rrethin e Selitës në Tiranë.
Sipas informacioneve është qëlluar me armë drejt automjetit me të cilin shënjestra udhëtonte dhe ka mbetur i plagosur në këmbë Zamir Kalemi.
Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar”, sipas policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel