Pesë anëtarë të një familje kanë shpëtuar mrekullisht, ndërsa një zjarr ka përfshirë banesën e Hamdi Alinj në fshatin Leshnicë të Pogradecit.
Top Channel ka siguruar pamjet teksa zjarrfikësit punojnë për të shuar flakët në taracën e ndërtesës që tashmë duket e shkrumbuar nga zjarri.
Vlen të theksohet se, në momentin e rënies së zjarrit në banesë kanë qenë 5 persona, mes tyre edhe një fëmijë, të cilët kanë arritur të dalin në kohë pa u lënduar.
“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Leshnicë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A. Si pasojë, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”– thuhet në njoftimin e Policisë.
Top Channel