Foto ilustruese

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në Rrethin e Selitës.

Një ose disa persona kanë qëlluar drejt një automjeti dhe ka mbetur i plagosur Zamir Kalemi.

“Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA