Urim për besimtarët ortodoksë/ Metropoliti i Korçës: Nuk ka paqe, pa shëruar krizën shpirtërore!
24/12 19:48
Shkollës profesionale “Kolin Gjoka”, tashmë veç 5 drejtimeve të saj, në fushat e ndryshme të biznesit, do t’i shtohet një tjetër profil, ai i pasurive e të paluajtshme, e cila do të funksionojë si shkollë dy vjeçare.
Ky institucion arsimor do të jetë si pjesë e shkollës profesionale “Kolin Gjoka”, ndërsa hapja e saj vjen si një nevojë e tregut për punonjës të kualifikuar.
Bardh Dedgjonaj, drejtori i shkollës, thotë se kërkesat për regjistrime kanë qenë të larta, duke kaluar kështu dhe pritshmëritë e tyre, për këtë profil të ri.
Arsimi profesional në Lezhë po merr gjithnjë e më shumë vëmendjen e të rinjve, ndërsa hapja e këtij profili të ri, ka rritur edhe më tepër kërkesat për regjistrime.
Top Channel