Kompania Apple në vitin 2007, u vlerësua për revolucionin më të madh të komunikimit kur lançoi iPhone-in e parë, një telefon celular që mund të luante muzikë dhe të hynte në internet.
Pra iPhone, ky produkt qëndroi në treg për 17 vjet dhe e shtyu Apple të bëhej kompania e parë në botë që arriti një vlerësim prej më shumë se 3 trilion dollarë.
Mirëpo në muaj e fundit kompania ka marrë një tjetër kthesë duke u përballur me një presion të madh si rritja e konkurrencës dhe rregullorëve, shtrydhja e kostos së jetesës dhe një sërë sfidash ligjore, duke e lënë atë në prag të rënies së saj më të gjatë në më shumë se 20 vite.
Në fillim të këtij viti analistët e Wall Street bënë një ulje të aksioneve të Apple, duke i lënë investitorët të shqetësuar për vitin e ardhshëm.
Në fillim të kësaj jave, Apple filloi të bënte pagesa mbi 500 milionë dollarë për klientët, për pretendimet se kishte ngadalësuar qëllimisht disa iPhone në SHBA.
Kompania gjithashtu kohët e fundit ka qëndruar jashtë garës mes gjigantëve të teknologjisë për të zhvilluar sistemin më me ndikim të AI, ku analistët thonë se është fajtor për humbjen e saj ndaj Microsoft mbështetësi kryesor i OpenAI, si kompania më e madhe në botë.
Ben Wood, analist kryesor në CCS Insight, firma kërkimore e teknologjisë, tha se: Tregu i smartfonëve Apple ka ndryshuar shumë gjatë dekadës së fundit. Ai është bërë një produkt mall. Thjesht diçka që njerëzit duhet ta kenë dhe ata po e mbajnë atë për më gjatë në treg.
Ai shtoi duke thënë se “po ta krahasojmë është si një makinë larëse, por nuk mund të zgjohesh në mëngjes dhe të thuash se do të dal sot dhe do blej një lavatriçe të re. Nëse ajo prishet duhet patjetër të marrësh një të re.”
Ndërsa të tjerët presin që ekosistemi i aplikacioneve, shërbimeve dhe produkteve të tjera teknologjike të Apple t’i bëjë klientët të kthehen.
Top Channel