Digjet një mjet në Bërzhitë, dyshohet se i përket autorëve të plagosjes
12/01/2024 23:41
Një automjet tip “Nissan” po digjet në Bërzhitë, ndërsa dyshohet se i përket autorëve të atentatit të mbrëmjes së sotme në Tiranë.
Zjarrëfikësit kanë mbërritur në vendin ku po digjet mjeti, për të shuar flakët.
Të shtënat me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e sotme, ku shënjestër dyshohet të ketë qenë 35-vjeçari Zamir Kalemi.
I plagosuri rezulton të jetë i dënuar më parë, në vitin 2020, për lojërat e fatit.
Ngjarja ndodhi në Rrethin e Selitës, ku u qëllua me armë drejt automjetit të shënjestrës së dyshuar, 35-vjeçarit Zamir Kalemi.
Top Channel