Anijet devijuan rrugën prej sulmeve Houthi në Detin e Kuq/ Zinxhirët e furnizimit global mund të përballen me ndërprerje

12/01/2024 21:34

Zinxhirët e furnizimit global mund të përballen me ndërprerje të rënda si rezultat i sulmeve të Houthi në Detin e Kuq, sipas BBC.

Firmat më të mëdha të transportit në botë i kanë devijuar anijet larg Detit të Kuq dhe në një rrugë shumë më të gjatë rreth Kepit të Shpresës së Mirë të Afrikës dhe më pas në anën perëndimore të kontinentit.

Kjo shton të paktën 10 ditë dhe miliona dollarë në llogaritjet e transportit, kosto të cilat më pas kalohen te klientët.

Duke pasur parasysh se 12% e tregtisë globale vjetore kalon përmes Detit të Kuq, ndërprerja e mundshme për zinxhirët e furnizimit global mund të jetë e madhe.

Mallrat e konsumit “do të përballen me ndikimin më të madh”, sipas Chris Rogers, kreu i kërkimit të zinxhirit të furnizimit në S&P Global Market Intelligence.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA