Ruajtja e godinave është kthyer në një gropë thithëse të fondeve të Universiteteve.
19 rojet e godinave, i kanë kushtuar universitetit të Elbasanit 562 000 Euro për një vit, ndërkohë që Universiteti i Tiranës ka shpenzuar për këtë zë 694 mijë euro.
Referuar vendimit të këshillit të Ministrave të vitit 2019, të gjitha institucionet publike duhet të lidhin kontratë me kompaninë shtetërore “Illyrian Guard” për sigurinë e godinave të tyre. Por, vendimi është shkelur nga Universiteti i Elbasanit që ka preferuar që këtë kontratë t’ia japë kompanisë UEVI -2015 shpk.
Kjo kompani është në pronësi të Fatbardha Roka, pjesëtare e familjes Roka në Elbasan, që konsiderohet mjaft influente në këtë zonë. Në vitin 2017 Prokuroria e Përgjithshme nisi një hetim ndaj 66 personave në Elbasan, nën dyshimin se pasuritë e tyre i kanë krijuar nga aktivitet kriminal. Në këtë hetim u përfshi edhe Fatbardha dhe dy djemtë e saj, nën dyshimin për pastrim parash.
Siç edhe shihet nga transaksionet e Thesarit kjo nuk e ka penguar universitetin e Elbasnit të lidhë në vazhdimësi disa kontrata me këtë kompani të dyshuar për mënyrën se si i ka vënë pasuritë. Duke iu referuar transaksioneve të thesarit, universiteti i Elbasanit i ka paguar plot 1.4 mln euro kësaj kompanie që nga viti 2021.
“Arsimi nuk ka qenë asnjëherë prioritet i asnjë qeverie, nga ana tjetër është keqpërdorimi. Siç ka të dhëna se fondet e arsimit shkojnë për roje a thua universitete janë burgje, shkojnë për shtesa pagash për pegadogogët që nuk prodhojnë as mësimdhënie dhe as shkencë dhe rrjedhimisht të një vizioni afatgjatë se si ndërtohet arsimi”- u shpreh Taulant Muka, kërkues shkencor.
Top Channel