Akademiku Artan Fuga ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi, ku një shqiptar vrau kunatin, i cili kishte abuzuar me të bijën.
Ai shprehet se drama që kaloi shqiptari u ngjan dramave historike të Sofokliut apo Shekspirit.
“Drama që pësoi i gjori shqiptar në Greqi dje, nëse infot janë të sakta, u ngjan dramave të Sofokliut, të Shekspirit,
Incest, pedofili, përdhunim, shantazh, krim në familje, pabesi, të gjitha këto, nëse vërtetohen, a nuk do të shoqëroheshin me vrasje? A duronte dot më i gjori për gjithçka pësonte vajza e tij?
Unë kam bindje se ai kur ka kryer aktin final ka qenë në kushte vetëmbrojtjeje!
Sa mirë e kishte filozofi Sade kur argumentonte që në kushte të caktuar përse të ketë të drejtë të vrasi vetëm shteti, ta zemë polici në kushte agresioni mbi të, dhe jo edhe qytetari!
Sa do të doja të isha avokati i tij në gjyq!”, shkruan Fuga.
Top Channel