Kur ish-ambasadori i SHBA-së në Bolivi, Manuel Rocha, u arrestua në Miami dhe u akuzua nga qeveria amerikane se kishte kaluar më shumë se 40 vjet si agjent kuban, kjo ishte një nga skandalet më të mëdha të spiunazhit që përfshinte ishulli i drejtuar nga komunistët këtë shekull.
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland, i quajti krimet e pretenduara të Rocha-s “një nga infiltrimet më të mëdha dhe më jetëgjatë të qeverisë amerikane nga një agjent i huaj”.
Ndërsa Manuel Rocha nuk ka bwrw ende një deklaratë, shumë vëzhgues mbeten të habitur se si ai mund të ishte ngritur kaq lart në shërbimin diplomatik të SHBA-së, ndërkohë që i shmangej zbulimit për kaq gjatë, duke ruajtur një reputacion si një konservator kokëfortë, ndërsa fshehtas strehoi një të vwrtetw tw thellë, besnikërinw ndaj Revolucionit Kuban.
Dëshmitë e regjistruara nga një oficer i FBI-së, i maskuar si një kontakt i qeverisë Kubane, e tregojnë atë duke përshkruar Shtetet e Bashkuara si “armik”, duke lavdëruar liderin e ndjerë kuban, Fidel Castro dhe duke u mburrur se ka ruajtur me sukses identitetin e tij të dyfishtë për dekada.
Një njeri që nuk u befasua plotësisht ishte James Olson, ish-kreu i kundërzbulimit në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA). Ai ka vite përvojë të dorës së parë në shërbimin e inteligjencës së Kubës, Drejtorinë e Përgjithshme të Inteligjencës (DGI).
Kuba nuk ka bërë asnjë koment për Manuel Rocha, arrestimin e tij apo akuzat me të cilat përballet në Miami.
Sa herë që përmendet spiunazhi, pozicioni themelor i Kubës është se ajo është detyruar të përdorë çdo metodë që ka në dispozicion për të mbrojtur revolucionin nga më shumë se 60 vjet administrata të njëpasnjëshme amerikane, që përpiqeshin të detyronin qeverinë e drejtuar nga komunistët nga pushteti.
Top Channel