Vihet në pranga në Morinë 27-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pjesë e një organizate kriminale

07/01/2024 12:00

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pjesë e një organizate kriminale ka rënë në prangat e policisë në Morinë, pasi tentoi të largohej jashtë Shqipëisë.

Në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve italiane, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht L. A., 27 vjeç, banues në Istog të Kosovës.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në dalje të vendit, rezultoi se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Triestes, Itali, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë.

Sipas policisë, Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Itali, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA