Një 22-vjeçar është qëlluar për vdekje në ballkonin e tij në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të poliklinikës së qytetit. 22-vjeçari i quajtur Gëzim Sinomataj është qëlluar për vdekje me një snajper në katin e tretë, në ballkonin e shtëpisë.

Ndërkohë dyshohet se nga jashtë dritares kanë qëlluar brenda në banesë, ku ishte 22-vjeçari Sinomataj dhe për pasojë të plagëve ka ndërruar jetë. Banesa e tij ndodhet përbri poliklinikës qendrore te Vlorës. Para disa kohësh i është vendos dhe tritol në afërsi të banesës së tij.

Gëzimi kishte pak ditë që kishte ardhur nga Belgjika për Vitin e Ri

Dyshohet paraprakisht se shkak për vrasjen të janë bërë konfliktet mes grupeve kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA