Moti i keq, OSHEE: Reduktohen 90% të problemeve të energjisë elektrike në disa qytete
07/01/2024 13:41
OSHHE njofton se pas 10 orësh në terren, operatorët e sistemit të shpërndarjes kanë reuktuar 90% të problemeve të energjisë elektrike, të shkaktuara nga moti i keq.
Moti i keq ndikoi në disa akse të sistemit shpërndarës kryesisht në ultësirën perëndimore, si Kavajë, Fier Vlorë, Krujë dhe disa fshatra të Tiranës.
Aktualisht situata paraqitet 90% e përmirësuar. Të gjitha linjat 35 kV, N/Stacionet si dhe fiderat 20/10/6 kV që furnizojne me energji elektrike hidrovorët ndodhen në punë.
Top Channel