Mbante stemën e Kuvendit në automjet, e pëson 23-vjeçari në Elbasan
07/01/2024 13:46
Një 23-vjeçar në Elbasan është gjobitur nga policia rrugore, pasi mbante pa të drejtë një dokument në automjetin e tij.
Në automjet i riu kishte vendosur një stemë të Kuvendit të Shqipërisë, metodë për të shpëtuar nga kontrollet e policisë.
F.S., 23 vjeç, banues në Elbasan, u gjobit me 75 000 lekë, për disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, bazuar në nenin 139/3; 184/2 dhe 72/12 të Kodit Rrugor, njofton policia.
Top Channel