I moshuari rrëzohet në bodrumin e pallatit, humb jetën si pasojë e lëndimeve
07/01/2024 13:07
Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të diel, pasi humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në bodrumin e pallatit në Peshkopi.
I moshuari Sh.A. humbi jetën si pasojë e lëndimeve që mori.
“Rreth orës 11.50, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Sh.A., rreth 70 vjeç, duke ecur ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar duke rënë në anë të bodrumit të një pallati. Si pasojë e lëndimeve të marra shtetasi Sh.A., ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.
Top Channel