Një makinë e ambulancës ka dalë nga rruga në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në fshatin Vajkan.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur infermierja shtetasja A. Ç., 33 vjeçe dhe shoferi i ambulancës E. T., 34 vjeç. Për këtë të fundit ka nisur hetimi në gjendje të lirë.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 07.01.2024, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në fshatin Vajkan, duke drejtuar ambulancën, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Si pasojë e kësaj dalje nga rruga është dëmtuar drejtuesi i ambulancës dhe infermierja, shtetasja A. Ç., 33 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatëa së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel