34-vjeçares i grabisin 3 mijë euro dhe florinjtë pranë një byrektoreje në Belsh
07/01/2024 13:53
Një 34-vjeçare, banuese në Itali ka kallëzuar në polici SE në ambientet e jashtme të një byrektorje i kanë vjedhur çantën brenda së cilës kishte 3000 euro. , disa aksesorë floriri dhe dokumente.
Shtetasja M. T., 34 vjeçe, po ashtu ka denoncuar se brenda çantës kishte edhe disa aksesorë floriri si dhe dokumente.
Policia thotë se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel