Pasi dënoi arrestimin dhe keqtrajtimin siç tha ajo të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë kërkoi ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare për këtë rast.
Në një njoftim të ministrisë sqarohet se mbrëmjen e 5 janarit, në Serbi u prangosën dy qytetarë të Kosovës, Hasan dhe Xhavit Daka. Ky i fundit tashmë është liruar. Nga komuniteti ndërkombëtar kërkohen hapa konkretë që të ndihmojnë në lirimin e menjëhershem edhe të Hasan Dakës.
Ministria insiston po kështu të kërkohet përgjegjësia ndaj shtetit serb për këto veprime arbitrate dhe destruktive, sic i quan ajo, të cilat bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Aktualisht, nuk janë dhënë arsye për këto arrestime. Për rastin në fjalë, autoritetet në Kosovë kanë njoftuar zyrën e Bashkimit Europian në Serbi si dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe.
Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi do të paraqesë po kështu kërkesë zyrtare tek autoritetet serbe që kreu i kreut të kësaj zyre, Jetish Jashari, t’i krijohet mundësia të mund të vizitojë Hasan Dakën dhe të njoftohet për trajtimin që po i bëhet nga organet serbe. Kjo nuk është hera e parë që ndodh dicka e tillë.
Janarin e 2020-tës, Nezir Mehmetaj u arrestua në pikën kufitare në Merdarë nën dyshimet se ka kryer krime lufte më 1999 në Rudicë të Klinës, dhe vazhdon të mbetet në paraburgim në Beograd.
Top Channel