Aksidenti tragjik në Hungari, Gërvalla: Misionet tona diplomatike po kryejnë procedurat për kthimin e trupave të viktimave

06/01/2024 20:16

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla ka reaguar pas aksidentit tragjik me dy viktima në Hungari.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Gërvalla shkruan se misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për kthimin e trupave të tyre.

Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e dy shtetasve të Republikës së Kosovës, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, në një aksident trafiku në Hungari.

Sapo kontaktova me familjarë të viktimave dhe iu shpreha ngushëllime për humbjen e më të dashurve të tyre. Njëkohësisht i sigurova për mbështetjen institucionale, teksa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për kthimin e trupave të tyre”- shprehet Gërvalla, ndërsa i shpreh ngushëllime familjes Hoxhaj dhe Rexhepi për humbjen e rëndë.

Dy të rinj nga Kosova, të nisur nga Gjermania drejt vendlindjes, humbën jetën në një aksident të rëndë në Hungari. 28-vjeçari Kushtrim Hoxha nga Prizreni dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir Rexhepi rreth 30 vjeç, u kishin shkruar të afërmve të tyre vetëm 20 minuta përpara ngjarjes tragjike, për t’u thënë se ishin mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA