
Zëdhënësi i Be-së, Peter Stano ka deklaruar se së shpejti do fillojë thellimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në një deklaratë për REL ai shprehet: Në këtë fazë të avancuar të procesit, pritet që së shpejti të fillojë me themelimin e Asociacionit së komunave me shumicë serbe. Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë.
Bashkimi Evropian thotë se Kosova në dhjetë vjetët e fundit ka pasur rastin të paraqesë një draft-propozim për formimin e Asociacionit.
Tani, sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, pritet që Prishtina zyrtare të ndërmarrë hapa konkretë.
Ai përsëriti se draft-statuti i hartuar nga BE-ja është një mënyrë moderne evropiane për zgjidhjen e çështjes së ndjeshme të mbrojtjes së pakicave.
Top Channel