Nga qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përsëriti thirrjen për të gjithë ekspertët me formim në fushat e teknologjisë së informacionit apo inxhinierisë të aplikojnë për të përfituar nga 11 vendet e punës që janë hapur.

Në krah të Drejtorit të Qendrës Lorenc Çala, Ministri Peleshi u shpreh se kjo qendër do të bashkëpunojë me një rrjet fantastik qendrash inovacioni të vendeve të NATO-s në Evropë dhe SHBA.

“U bëj thirrje të rinjve e të rejave t’i bashkohen thirrjes sonë për aplikime. Do të jenë 11 ekspertë të profileve të ndryshme që kanë lidhje me inovacionet e proceseve, gjetjen e zgjidhjeve për procese të ndryshme, sepse kjo qendër inovacioni do të jetë mjedisi ku do të punojnë së bashku edhe nuk la e inovacionit të sektorëve të ndryshëm, në mënyrë që të dalim edhe përtej kufijve të sektorit”, tha ministri.

Ministri i Mbrojtjes foli edhe për pagesat shumë të mira që ofrohen për ekspertët që do të punojnë në këtë qendër.

“Ne kemi ndërtuar falë mbështetjes së kryeministrit një regjim pagesash shumë kompetitiv edhe me tregun privat, por edhe atë evropian, me një pagë bruto mbi 2200 euro në muaj. Mjediset janë fantastike, mundësitë për tu rritur janë shumë të mira. Duam të ndërtojmë edhe një komunitet me start up-e, me ide biznesi të fushave të afërta me mbrojtjen civile, të cilëve jo vetëm do t ju sigurojë mjedisin, por mentorshipin nga kompani shumë të njohura”, u shpreh Peleshi.

Peleshi e cilësoi një mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë ekspertët që do të përzgjidhen përmes një procesi tejet transparent. Njoftimet për vendet e lira janë publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa aplikimet janë të hapura deri më datë 18 janar 2024.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA