Një sasi e konsiderueshme bizhuterish prej floriri dhe argjendi janë sekuestruar në pikën e kalimit kufitar të Kakvijës,
Në total janë sekuestruar 190 bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, 2 monedha floriri, 1 orë dore e markës “Rolex” dhe çelësa për hapjen e dyerve dhe kasafortave.
Shtetasit U. E. dhe O. G., i kishin fsheur në kroskotin e automjetit bizhuteritë e ndryshme (50 unaza, 21 varëse floriri, 12 varëse argjendi, 13 byzylykë floriri, 6 byzylykë argjendi, 53 vathë floriri, 32 medalione, 2 monedha floriri, 1 orë e markës “Rolex”, 1 varëse me perla dhe çelsa për hapjen e dyerve dhe kasafortave).
Gjithashtu, gjatë kontrollit në çantat e këtyre shtetasve u gjetën 6000 euro të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me bizhuteritë dhe çelësat.
Në flagrancë u arrestuan U. E., 32 vjeç dhe O. G., 36 vjeç, dy banues në Gjeorgji.
Top Channel