Foli me mbështetësit përmes dritares, Ngjela për Berishën: Do rrijë i lidhur në birucë, është i prapambetur

04/01/2024 20:55

I ftuar në “Top Talk” avokati Spartak Ngjela është pyetur se cila është ngjarja më e rëndësishme dhe më goditëse e 2023 për të.

Ngjela shprehet se është arresti shtëpiak i Berishës.

“Kjo është ngjarja kryesore jo vetëm e vitit 2023 por në të gjithë historinë e Shqipërisë. Është një ngjarje historike që do e marrë historia. Nuk e keni parë ende pas akuzën as si do kalojë gjyqi. Kur të mbarojë do e shohim do jetë një moment historik pozitiv në histori ose jo. Unë them se po”, shprehet Ngjela.

Pavarësisht vendimit të gjykatës që i ndaloi komunikimin, përveç bashkëjetuesve, Berisha ka folur me simpatizantët e tij me mikrofon nga dritarja e shtëpisë së tij. I pyetur nëse ka një thyerje të vendimit të gjykatës, Ngjela shprehet se ka një shkelje dhe duhet parë se çfarë do bëjë prokuroria.

“Ku e njeh Saliu ligjin, ligji jam unë thotë ai. Është i prapambetur, çfarë të them unë i shkreti. Tani drejtësia e ka në dorë, nuk mund të flasim dot. Ligji të mbron deri atje sa nuk ka sanksion të ri. Kur ka sanksion të ri nuk të mbron, kjo është teoria e së drejtës. Ligji ka mbrojtje në momentet që je brenda strukturës së konceptit juridik me të cilin ke filluar të hetohesh. Flas për procesin penal, në qoftë se ti shkel rregullat e arrestit, ai rëndohet. Rëndohet deri në arrest, nuk pyet njeri për moshën më, ai shkon deri në arrest dhe nëse atje ka gjëra të tilla, rri i lidhur në birucë”, u shpreh Ngjela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA