Radhë të gjata në Merdarë dhe Dheun e Bardhë! Qytetarët mbi gjysmë ore pritje për të dalë nga Kosova

03/01/2024 11:09

Nga 30 deri në 40 minuta janë duke pritur qytetarët për të dalë nga Kosova në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdarë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona e veturave që janë duke pritur të dalin nga Kosova te Dheu i Bardhë është e gjatë 150 metra, ndërsa ajo në Merdar është 100-150 metra.

Sa i përket pikave tjera kufitare, nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA