![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/cb066c76-159b-40bd-a38f-3c94546108d0_w1023_r1_s_sd-800x450.jpg)
10/02 22:14
Në ndalesën e parë të “Betlehemit të Gjallë”, ritualit që organizohet çdo vit në Vaun e Dejës, dhe tashmë ka marrë përmasa ndërkombëtare, të pret duke kërkuar mëshirë, një i sëmurë.
Në rolin e një të gerbuluri është Olsi, një besimtar musliman i cili merr pjesë në këtë ritual të krishterë që përkujton lindjen e Krishtit.
Ai thotë se ka krijuar një lidhje emocionale edhe me rolin e të gerbulurit.
Edhe për klerikët, pjesëmarrja e Olsit është një dëshmi e bukur e bashkëjetesës mes katolikëve dhe muslimanëve në Shkodër.
Nëse vitin e kaluar, Betlehemin e Gjallë e vizituan në total rreth 12.000 vizitorë, kjo shifër këtë vit është kaluar brenda një nate.
Top Channel