![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/cvbvc-442x249.jpg)
10/02 00:35
Viti 2024 shënoi plot 10 vite që kur banesa e Shaban Kumrisë nga fshati Gjonmë i Elbasanit u dëmtua nga tërmeti.
Dëmshpërblimi për dëmin e shkaktuar u vlerësua 1 milionë e 400 mijë lekë prej të cilave Shabani ka marrë vetëm këstin e parë prej 400 mijë lekësh, në vitin 2016.
Edhe pse prej atëherë është endur nga një zyrë në tjetrën, Shabani ende nuk ka marrë pjesën tjetër të dëmshpërblimit që I takon.
Me kërkesat dhe ankesat e tij të vazhdueshme, Shabani i është drejtuar Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile e cila është shprehur se do të disbursojë këstin e dytë kur të ketë fonde në dispozicion. Ndërkohë familja prej 4 anëtarësh jeton në kushte shumë të vështira prej tashmë 10 vitesh.
Top Channel