28/11 15:52
Në familjen e Ergeta Debrovës në Elbasan, festat nuk sjellin më buzëqeshje.
Pasi bashkëshorti ndërroi jetë për shkak të një aksidenti në punë, familja po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike.
Ergeta nuk mund të punojë pasi duhet të kujdeset për vajzën e sëmurë, ndërsa të ardhurat e tyre janë të pamjaftueshme për tu ushqyer dhe për ti siguruar vajzës trajtimet e nevojshme.
E vetmja ndihmë që kërkon tashmë gruaja e ve janë trajtimet për fëmijën e sëmurë që të paktën të mund të ecë pa vështirësi
Top Channel