Beleri ndjek ceremoninë mortore nga makina burg, do të dalë vetëm gjatë varrimit të gjyshes

31/12/2023 15:59

Fredi Beleri qëndroi në makinën burg gjatë gjithë kohës kur u bë përcjellja për në banesën e fundit e gjyshes së tij.

Edhe ceremoninë në kishë, kryebashkiaku i Himarës e ndoqi nga xhamat e makinës së burgut, ndërsa në momentin e varrimit të gjyshes që ndërroi jetë në moshën 98-vjeçare, Beleri do të lejohet për pak çaste të dalë jashtë.

Gazetari Mikel Marsi që po ndjek nga afër zhvillimet në Himarës, raporton se qyteti është blinuar nga forcat e policisë dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë.

Këtë të diel, Drejtoria e Burgjeve dhe SPAK i dhanë leje të posaçme kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të gjyshes së tij. Pas përfundimit të ceremonisë, Beleri do rikthehet sërish në paraburgim.

Beleri u arrestuar në 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, me dyshimin se po kryente korrupsion duke blerë vota.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA