Dallgët e mëdha dhe përmbytjet bregdetare po bëjnë kërdinë për të tretën ditë radhazi në shumë prej bregdeteve të Kalifornisë.
Kushtet atmosferike kanë ofruar spektakël dallgësh, por për pasojë kanë mbetur të lënduar dhjetëra persona. Ndërkohë vendet pranë brigjeve janë përmbytur, duke dëmtuar edhe shtëpi e biznese.
Ujërat e që ngihen në një nivel të konsiderueshëm kanë rrethuar pjesën më të madhe të bregut perëndimor nga Kalifornia jugore në Oregon që nga e enjtja, të shkaktuara nga një seri stuhish të fuqishme që kanë dalë në breg nga Oqeani Paqësor.
Megjithëse rreziqet do të pakësohen për kalifornianët e Veriut gjatë kësaj të shtune, sipas meteorologëve zonat bregdetare të Kalifornisë qendrore dhe jugore do të vazhdojnë të goditen nga dallgët ekstreme, që mund të arrijnë rreth 25 metra në zonat e prekura.
Bregdeti i Oregonit jugor gjithashtu do të jetë i mbushur me erëra të forta herët të shtunën. Paralajmërimet e larta të sërfit janë në fuqi në rajon deri në mëngjesin e së shtunës, pasi priten valë midis 20 dhe 25 këmbëve.
Shikuesit kuriozë dhe sërfistët e emocionuar janë magjepsur nga pamja spektakolare, por zyrtarët lokalë po u bëjnë thirrje njerëzve të qëndrojnë jashtë ujit dhe larg plazheve për shkak të kushteve kërcënuese për jetën.
Top Channel