Konflikti përfundoi me krisjen e armës, identifikohet i plagosuri/ Si paraqitet gjendja shëndetësore
30/12/2023 07:57
Fatjon Lika është personi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti që ndodhi në Kurbin.
Ngjarja ndodhi në Malbardhë, ku pas konfliktit në një lokal me njëri-tjetrin, shtetasi Admir Lika alias Shqypi ka qëlluar me pistoletë Fatjon Likën.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas njoftimit të policisë konflikti mes tyre kishte nisur kohë më parë.
Tashmë në kërkim janë autori së bashku me dy persona të tjerë me iniciale E. L dhe P. L., këta të fundit të përfshirë po ashtu në konflikt.
Top Channel