Dosja hetimore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj po nxjerr në dritë fakte të reja se si funksionin jo vetëm lëshimi i faturave fiktive për të përfituar lekë, por edhe skemat e korrupsionit për kompanitë që merrnin fonde nga Agjencia Strategjike për Menaxhimin e Fondeve (SASPAC).
Të përfshirë në këtë zinxhir ishte restoranti GZONA, që “de facto” thotë SPAK pronar ishte Ermal kurtulaj me përfitues fundor Ilir Beqaj.
EUSAIR, që ishte programi ku koordinator ishte Ermal Kurtulaj ka pranuar një faturë nga shoqëria tregtare “Landways international” për 149 800 euro. Administrator i kësaj kompanie rezulton Gazmend Haxhia. Më tej, duke ndjekur transaksionet e kësaj kompanie, SPAK-ut i ka rezultuar se kjo kompani ka bërë pagesa ndaj restorantit G’Zona nëpërmjet katër faturave në vlerën e 44 mijë eurove.
Kjo është cilësuar si skemë korrupsioni nga SPAK.
Në rastin tjetër, SPAK ka vënë në lupën e saj, një transaksion të dyshimtë nga shoqata FIAA(Foreign Investors Association of Albania), me seli në Tiranë, e cila ka paguar një shumë ndaj restorantit GZONA që dyshohet si pagesë korrupsioni.
Fillimisht i janë dhënë shoqatës FIAA 22 mijë euro fonde shtetërore, ndërsa më pas transaksionet e tjera kanë zbuluar se FIAA ka bërë një pagesë prej 350 000 lekësh ndaj restorantit GZONA. Të dyja këto konsiderohen skema korrupsioni nga SPAK.
Top Channel