Nënë e bir kanë ndërruar jetë në Francë teksa bënin ski, për shkak të një orteku.
54-vjeçarja dhe 22-vjeçari nga Britania, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, kanë qenë duke bërë ski jashtë pistës. Ata ndodheshin pranë kufirit zviceran kur një ortek i madh i zuri poshtë.
Viktimat ishin pjesë e një grupi prej pesë personash nga e njëjta familje, të cilët kishin ardhur në Francë me një guidë që e njihnin prej vitesh.
Orteku filloi pranë vendpushimit Saint-Gervais në një lartësi prej rreth 2,300 metrash, e më pas është rrotulluar rreth 400 metra.
Ende nuk dihet nga se është shkaktuar orteku, teksa nuk përjashtohet as mundësia se një grup tjetër skiatorësh mund ta kenë shkaktuar.
Dy viktimat u gjetën pas rreth pesë orësh kërkimi nga 20 persona, teksa në ndihmë u erdhën edhe dy helikopterë.
Ky nuk është rasti i parë ku skiatorët humbin jetën për shkak të ortekëve. Në muajin prill një ortek vrau gjashtë persona në akullnajën Armancette, pranë Mont Blanc në Francën juglindore.
BBC shkruan se rreth 110 persona goditen nga ortekët çdo vit në Francë, duke çuar në vdekjen e rreth 30 vdekje.
Top Channel