Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale ka konfirmuar për herë të parë, se me pëlqimin e tij është tërhequr urdhër-arresti për ish-nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radojciç në vitin 2021.

Në atë kohë Radojçiç dyshohej për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç. Sipas kryeprokurorit Blerim Isufaj, kjo është çështje e brendshme e Prokurorisë Speciale.

Pos kësaj kryeprokurori i është përgjigjur edhe kritikave të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për mosngritjen e aktakuzve për rastin e Banjskës.

Edhe Kryeministri i Kosovës pati përgjigje për kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale.

Milan Radojçiçit në shkurt të vitit 2021 i ishte tërhequr urdhër-arresti nga Prokuroria Speciale, më vonë në vitin 2022 i ishte kthyer prapë.
Radojçiç në shtator ka pranuar se ka organizuar sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA