NELT dëshmon përkushtim dhe përgjegjësi sociale me donacionin e fundvitit për Fshatin SOS në Shkodër

29/12/2023 17:33

NELT, kompania kryesuese e shpërndarjes në Shqipëri, ka konfirmuar përsëri angazhimin e saj ndaj përgjegjësisë sociale duke bërë një donacion të konsiderueshëm për SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shkodër.

Donacioni që përfshin një sërë produktesh dhe markash nga partnerët e NELT-it, u bë gjatë një takimi me përfaqësuesit  e projektit në Shkodër, me qëllim kryesor mbështetjen e fëmijëve dhe familjeve që përballen me sfida dhe vështirësi.

Alban Ujkashej, Drejtor Ekzekutiv i NELT në Shqipëri, shprehu përkushtimin e kompanisë për të ndikuar pozitivisht në komunitetet lokale.

“Me praninë tonë sot këtu shprehim përgjegjësinë, përkushtimin dhe kujdesin ndaj komunitetit, njerëzve në nevojë dhe në mënyrë të veçantë ndaj fëmijëve. Mesazhi ynë për të gjithë është që të përkujdesemi dhe të kontribuojmë për fëmijët pasi ato janë e ardhmja e Shkodrës dhe e kombit. Kështu ne e bëjmë botën një vend më të mirë. Ndaj, bashkëpunimi me SOS Fshatrat e Fëmijëve sapo ka filluar, dhe NELT do jetë pranë tyre në vazhdimësi”- tha Ujkashej, duke theksuar detyrimin social për t’u solidarizuar me shtresat në nevojë, veçanërisht gjatë festave të fundvitit, duke u siguruar që askush, veçanërisht fëmijët, të mos ndihen të harruar.

Nelt Grup, i përbërë nga 18 kompani, operon në 12 tregje në të gjithë Evropën dhe Afrikën. Ky grup i rëndësishëm në peizazhin ekonomik të Ballkanit Perëndimor është i pranishëm në tregun shqiptar që nga viti 2018 pas blerjes së All Balkans Corporation.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, mundëson një mjedis të shëndetshëm për fëmijët e privuar nga kujdesi prindëror ose në rrezik për të humbur mbrojtjen e prindërve. Si anëtar aktiv i organizatës ndërkombëtare SOS KINDERDORF (SOS Fshatrat e Fëmijëve), misioni i saj lidhet me mbështetjen e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve vulnerabël.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA