Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Konferenca e Bujanit u mbështet në të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe artikuloi vullnetin politik të shqiptarëve në një kohë vendimtare.

Gjatë një takimi sot me historianë dhe studiues, Kurti ka diskutuar për këtë ngjarje të rëndësishme për historinë moderne të Kosovës.

Në takim u diskutua mbi fatin e shqiptarëve dhe Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore, rrymat e ndryshme politike dhe figurat politike të asaj kohe, por edhe mbi gjendjen, trendet dhe perspektivat e studimeve historike të historiografisë shqiptare.

Më 31 dhjetor 1943 dhe gjatë dy ditëve pasuese më 1 e 2 janar 1944, u mbajt Konferenca e Bujanit, nga e cila doli rezoluta e nënshkruar nga 49 delegatë pjesëmarrës, ku shkruhej: “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkue me Shqipërinë.”

Kurti tha se si e tillë kjo mbledhje historike pati rol përcaktues në statusin politik të Kosovës dhe u shndërrua në një ngjarje referencë në periudhat e mëvonshme e deri në ditët e sotme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA