13 persona kanë humbur jetën tragjikisht pasi një autobus u përplas me një kamion në një autostradë në Indinë qendrore.
Sipas Sky News, 12 pasagjerët e autobusit kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu pas aksidentit, ndërsa drejtuesi i kamionit humbi jetën nga përplasja.
16 persona të tjerë pësuan djegie ose fraktura dhe u dërguan në spitale pas aksidentit në distriktin Guna, 900 km në jug të Delhi. “Unë po udhëtoja nga Guna kur autobusi u përmbys pasi u përplas me kamionin dhe mori flakë,” tha për Associated Press një nga të plagosurit.
Aksidentet rrugore fatale janë të zakonshme në Indi, ku shkaku kryesor është pakujdesshmëria e shoferëve, kushtet e këqija të rrugës dhe automjetet e vjetra.
Sipas policisë indiane më shumë se 110,000 njerëz vriten çdo vit në aksidente rrugore në të gjithë Indinë.
Top Channel