Në Maqedoninë e Veriut po përgatitet një ligj që do të prekë të gjithë personat e përfshirë në “listën e zezë të SHBA-së”.

Zëvendëskryeministrja Slavica Grkovska, përgjegjëse për politikat e qeverisjes së mirë, Slavica Grkovska, tregoi se çfarë rrezikojnë individët në fjalë. Sipas saj, të gjithë personat që figurojnë në këtë listë, nuk do të mbajnë dot poste publike e nuk do të jenë as kandidatë për pozicione të tilla. Qëllimi i kësaj lëvizjeje, siç pohoi ajo e cituar nga shtypi vendas, është rritja e besimit tek institucionet.

Ekziston një iniciativë të cilën qeveria e ka pranuar, tha Grkovska, për ndryshimin e Ligjit të masave kufizuese i cili do të zgjerojë shtrirjen e masave të tilla e do t`i referohet edhe krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, duke kufizuar kështu mbajtjen e funksioneve publike nga personat e shënjestruar.

“Grupi përkatës i punës e ka hartuar tashmë projektligjin, të cilin tani Ministria e Jashtme duhet t`ia propozojë për shqyrtim ekzekutivit e më pas, ai të hyjë në procedurë parlamentare”, shtoi ajo, duke nënvizuar se në këtë mënyrë, në emër të partneritetit strategjik me SHBA-të, lehtësohet procesi që këta individë të vendosur në listën e sanksioneve amerikane, të procedohen në legjislacionin vendas.

Grkovska sqaroi se masave të vendosura nga BE-ja sakaq do t`i shtojnë edhe Mbretërinë e Bashkuar, e cila nuk është më anëtare e bllokut. Nuk duhet të lejojmë, tha zyrtarja e lartë, që personat e sanksionuar të sillen në vendin tonë sikur nuk ka ndodhur asgjë, sepse të gjithë nga partnerët tanë ndërkombëtarë kanë dëshmi serioze në bazë të të cilave është marrë vendimi që këtë njerëz të përfshihen në listat e ndërkombëtarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA