Shiste fishekzjarrë të kontrabanduara, nën hetim 37-vjeçari në Roskovec të Fierit

28/12/2023 10:15

Një 37-vjeçar nga Fier është nën hetim pasi shiste lëndë piroteknike, dyshohet të kontrabanduara.

A. K., i shiste në dyqanin e tij, në lagjen nr. 2, Roskovec, dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara nga ky biznes. Për të u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë. Shërbimet e Policisë gjetën në dyqan, dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa kuti me fishekzjarrë.

“Në kuadër të punës së vazhdueshme të Policisë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të shitjes së mallrave/produkteve që kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier po kryejnë përditë kontrolle në subjekte ekonomike të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjylatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA