Sekuestrimi ndaj Kryemadhit, Dumani: Mjet për të gjetur prova! Ndaj Metës po kryhen hetime
28/12/2023 13:08
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, në një takim informal me gazetarët, iu përgjigj disa pyetjeve me interes.
Sa i përket sekuestrimit ndaj Monika Kryemadhit Dumani tha: “Kontrollet tona janë instrument apo mekanizëm si mjet për të gjetur prova. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment.”
“Më pyesni sa herë takohemi për këtë çështje. Kemi dhëne përgjigje”, shtoi kreu i SPAK.
Top Channel