Pas një viti të ngjeshur me dosje të bujshme nga SPAK, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka bërë bilancin duke treguar se në çfarë faze janë hetimet.

Në një takim me dyer të mbyllura me gazetarët e drejtësisë, i pyetur për eksponentë të politikës, Dumani tha se askush nuk është imun. Madje as vetë ai.

“E rëndësishme është që askush nuk është imun. Edhe sikur unë të shkel ligjin, prokurori që kam në krahë (për Adnan Xholin) do vijë e do më thotë ligjin dhe provat.”-tha Dumani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA