
Gjykata e Posaçme do të hetojë tashmë edhe Arsen Ramën, personi që kallëzoi në prokurori Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i cili qëndron në burg për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Me pranimin e ankimit të Belerit, Gjykata e Posaçme rrëzon vendimin e datës 11 tetor të SPAK që vendosi të mosfillojë procedimin penal ndaj Arsen Ramës.
Fredi Beleri e ka paditur dëshmitarin Arsen Rama, për deklaratë të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore. Peshkatari Arsen Rama është personi që ka realizuar audio-përgjimi që çoi në burg Fredi Belerin.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.
Top Channel