Një 37-vjeçar është arrestuar në Rusi për vrasjen e dy punonjësve të seksit në një hark kohor prej 48 orëve.
Alexei Varakin ia preu kokën prostitutës së parë që do i ofronte shërbimin e saj, e më pas vrau një tjetër, pasi e vizitoi atë qetësisht.
37-vjeçari u arrestua pasi u gjetën trupat e dy femrave, 40-vjeçares Olga Varobiova dhe 25-vjeçares Vlada Skitskaya. Trupi i gruas së parë u gjet në afërsi të hotelit ku kishte takuar klientin e saj në Moskë, ndërsa Skitskaya besohet se është vrarë një ditë pas Varakinit, në apartamentin që merrte me qira në kryeqytetin rus.
Varakin, me origjinë nga Uzbekistani, u lirua së fundmi pas disa vitesh në një institucion mendor për vrasjen e dy punonjësve të seksit në vitin 2010. Të nesërmen ai vizitoi Skitskaya sepse donte të “qetësohej” pas vrasjes së parë. Tërbimi vrastar i Varakinit u rishfaq kur ai mendoi se vajza po e tallte se nuk ishte i mirë në shtrat dhe e sulmoi me thikë. 25-vjeçarja tentoi të mbrohej dhe plagosi 37-vjeçarin, më pas telefonoi një shoqe dhe i tha se një klient po përpiqej ta vriste. Me të mbërritur më në fund policia ka gjetur vajzën të vdekur, ndërsa në trupin e saj kishte shenja tentativë për prerje koke.
37-vjeçari pas arrestimit doli në gjykatë dhe i është caktuar masa e mbajtjes në burg.
Top Channel