Një shofer i bllokuar në automjetin e tij nën një urë për gjashtë ditë, pas një aksidenti në Indiana, u gjet nga dy peshkatarë rastësisht.
Mario Garcia dhe dhëndri Nivardo De La Torre ishin duke kaluar kohë duke pritur për gratë e tyre, thotë policia. Ata përfunduan duke gjetur Matthew Reum, 27 vjeç, nga Mishawaka, kamioni i të cilit ishte përplasur në Interstate 94 më 20 dhjetor.
Në spital, Reumit i është prerë një nga këmbët dhe tani është në kujdes intensiv.
Garcia tha se kishte parë kamionin e shkatërruar dhe po hiqte airbag-un kur Reum “u zgjua”. Shoferi u tha burrave se ishte bllokuar dhe fiksuar në sendiljen e tij nën urën pranë Portage.
“Ai u përpoq të bërtiste, por askush nuk e dëgjoi,” tha Garcia. “Ishte qetësi – vetëm zhurma e ujit.”
Reum, një saldator sindikal, nuk kishte ngrënë, por mbijetoi duke pirë ujë shiu. Shoferi i shpëtuar u dërgua në Spitalin Memorial në South Bend, raporton CBS .
Policia shtoi: “Po të mos ishin dy personat që po ecnin në përrua këtë pasdite, ky incident me shumë gjasa do të kishte një përfundim tjetër. Nuk kishte pasur raportime të mëparshme për një përplasje në këtë zonë përpara se peshkatarët të gjenin automjetin.”
“Ai më tha se ka qenë atje për një kohë të gjatë; se pothuajse kishte humbur çdo shpresë – sepse askush nuk ishte atje”, shtoi Garcia.
Top Channel