Selia e Forumit të Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura ka konfirmuar vdekjen e një tjetër personi të marrë peng nga militantët e Hamasi.
Judi Weinstein, bashkëshorti i Gadi Haggai që u deklarua i vdekur javën e kaluar, thuhet se ka ndërruar jetë më 7 tetor, përpara se luftëtarët e Hamasit ta kthenin trupin në Gaza.
“Në mëngjesin e 7 tetorit, ata dolën për shëtitjen e tyre të rregullt të mëngjesit në fushat e Kibbutz Nir Oz ku jetonin. Judi arriti të njoftojë miqtë se ata ishin qëlluar dhe se Gadi ishte plagosur rëndë, ishte kontakti i fundit me ta. Judi dhe Gadi u vranë në Izrael atë të shtunë të errët dhe trupat e tyre po mbahen nga Hamasi”, thuhej në një deklaratë nga forumi.
Qindra persona janë marrë peng nga militantët e Hamasit, pas sulmit të befasishëm në territoret e Izraelit më 7 tetor. Që prej asaj dite për shkak të sulmeve të vazhdueshme në Gaza, pengjet janë konsideruar si garancia e armëpushimit Izrael-Hamas.
Të dyja palët kanë rënë dakord për armëpushime të përkohshme me kushtin që të lirohen pengjet që janë në duart e Hamasit.
Palët në konflikt, të ndërmjetësuar edhe nga ndërkombëtaret, kanë diskutuar për lirimin e personave të marrë peng, por ende shumë prej tyre nuk janë liruar.
Top Channel