225 pasagjerët e një avioni që udhëtonte nga Barbados në Mançester kanë përjetuar momente horrori për shkak të turbulencave të forta.
11 pasagjerë u plagosën dhe u dërguan në spital për të marrë trajtim, ndërsa aeroplani u detyrua të devijonte tre orë pas ngritjes.
225 pasagjerët dhe 13 anëtarët e ekuipazhit në bordin e avionit me qira , po ktheheshin në shtëpi për Krishtlindje, pasi u nisën nga Barbados pak para mesnatës së 23 dhjetorit.
Por dy orë e gjysmë pasi Maleth Aero Flight 1975 u ngrit nga Barbados, Airbus A300-200 përjetoi “turbulenca” të rënda ndërsa fluturonte në 38,000 këmbë.
Avioni u ul në Bermuda dhe pasagjerët u detyruan të kalonin natën e Krishtlindjeve, ditën e Krishtlindjes dhe ditën e nesërme larg familjeve të tyre.
Nuk dihet ende gjendja e 11 pasagjerëve që përfunduan në spital.
Top Channel