Goditet me sende të forta nga dy të panjohur, përfundon në spital 33-vjeçari në Shkodër

28/12/2023 13:42

Një 33-vjeçar nga Shkodra është goditur me sende të forta dhe ka përfunduar në spital.

I plagosuri K. Sh nga fshati Bleran, pretendon se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Isa Jakupi”  është goditur me sende të forta nga dy persona të paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon të punojë për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA