Ekonomia kineze pritej të rimëkëmbej shpejt gjatë këtij viti dhe të rimerrte rolin e vet si motori i padiskutueshëm i rritjes globale.
Por në vend të kësaj, ajo ngeci në “vendnumëro” deri në pikën sa Fondi Monetar Ndërkombëtar po flet mes të tjerash për “një zvarritje të mundimshme”, thoë CNN.
Pavarësisht problemeve të shumta, një krizë të pronave, shpenzimeve të ulëta dhe papunësisë së lartë mes të rinjve- shumë ekspertë mendonin se ekonomia e dytë më e madhe e botës do t’ia dilte të përmbushte objektivin e saj zyrtar të rritjes me rreth 5% në 2023-shin.
E megjithatë, edhe ky nivel është sërish poshtë rritjes vjetore prej 6 përqind që shënonte në dekadën përpara pandemisë së koronavirusit, dhe 2024-ta duket një vit akoma edhe më ogurzi për Kinën në këtë drejtim, pasi vendi sipas ekonoministëve, mund të shkojë drejt një stanjacioni therës disa vjecar. “Sfida e vitit 2024 për ekonominë kineze nuk do të jetë rritja e PBB-së – që ka të ngjarë të jetë mbi 4.5%,” shprehet Derek Scissors nga Instituti Amerikan i Sipërmarrjeve.
Sfidën do ta përbëjë fakti që drejtimi i vetëm i saj do të jetë ai i rënies, shtojnë ata. Pa reformat te mëdha tregu, Kina mund të ngecë sipas tyre në atë që e përshkruajnë si “Kurthi i të Ardhurave të Mesme”, përkufizim ky që i referohet ekonomive në zhvillim, të cilat dalin shpejt nga varfëria vetëm për t’u bllokuar pastaj, përpara se të arrijnë statusin e të ardhurave më të larta.
Top Channel